Fule në Tiranë, takon Berishën, Topin, Ramën

Mar 30, 2011 | 9:15

TIRANE- Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian Stefan Fule e nisi axhenden e takimeve te tij ne Tirane, me kryeministrin Sali Berisha, e pas tij me presidentin Bamir Topi. Takimi me kryeministrin ka nisur ne oren 09.00  dhe ka zgjatur per me shume se 45 minuta. Pas kesaj, Fule dhe delegacioni qe e shoqeronte ka mberritur ne godinen presidenciale per t’u takuar me kreun e shtetit, sikunder ishte njoftuar nje dite me pare, gjate publikimit te axhendes se tij e ne fund, nje takim me kreun e opozites, Edi Rama.

Vizita e Fules behet ne kuader te tryezes se integrimit, per 12 kushtet e lena nga BE si detyre per Shqiperine ne pritje te statusit per vendit kandidat. Nderkohe qe takimet ne Tirane mendohen edhe si nje përpjekje për të pajtuar palët në prag të zgjedhjeve vendore te 8 majit.

Nje dite me pare, mberritjen e tij e konfirmoi zedhenesja e Natasha Butler. “ Fule do vizitojë Shqipërinë për të adresuar 12 pikat e domodoshme për tu plotësuar nga Tirana në një seminar. Një seminar i tillë u mbajt edhe në Malin e Zi për të adresuar shtatë pikat që i kemi vendosur Podgoricën dhe këtë do të bëjmë edhe për Shqipërinë. Qëllimi i vizitës është që të nxisim zbatimin e reformave, dhe kjo nuk është e mundur pa dialog konstrukitv u shpreh zëdhënësja Butler. Komisioneri Fule do të nënvizojë këtë për të ndihmuar që të ndërtohet besimi mes partive politike. Shqetesimet kryesore i kam shjpeguar disa herë që nga 21 janari. Zgjidhja e krizës, vendosja e axhendës së BE duke përfshirë nevoja për dialog të përgjegjshëm mes mazhorancës dhe opozitës dhe përgatitja e zgjedhjeve lokale që të jenë transparante. Kjo është kryesore për të ardhmen e Europiane të Shqipërisë.”,- tha ajo.

Duke u ndaluar ne perspektiven europiane te vendit, ajo deklaroi se Shqipëria nuk mund të përmbushë këtë perspektivë nësë nuk bën detyrat e saj. “BE mund të ndihmojë dhe lehtësojë cdo zgjidhje, ne mund të ndihmojmë, por ndihma e BE nuk zëvendëson dialogun mes liderve në Tiranë. Po e përsëris se është në dorën e liderve politikë të tregojnë pjekuri dhe Fule do të flasë nesër direkt me drejtuesit politikë. Të gjithë drejtuesit politikë kanë dallime, por të punuarit së bashku në një demokraci të shëndetshme është e domosdoshme.”,- tha ajo.

© Panorama.al

Te lidhura