Nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është i gatshëm të flasë “me përgjegjësi dhe seriozitet”, ai mund të takohet me Vladimir Putinin në Moskë.
Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në përgjigje të propozimi të ri të udhëheqësit ukrainas për një takim me presidentin rus.
Zelensky tha se i kishte propozuar presidentit amerikan Donald Trump që të organizonin një takim me Putin në SHBA, duke shtuar se nëse ai do të refuzonte sërish, ndërkombëtarët duhet të rrisnin presionin ndaj tij.
Më herët, Rusia ka refuzuar dy kërkesa të Zeleskyt për takim.
© Panorama.al












