Zannier, kreu i ri i Dhomës Italiane të Tregtisë

Sep 3, 2011 | 11:58
Maurizio Zannier

Dhoma Italiane e Tregtisë në Shqipëri ka tashmë në krye të saj një president të ri, i cili u zgjodh ditën e djeshme. Maurizio Zannier, i cili aktualisht ka edhe statusin e presidentit të ndërmarrjes së njohur italiane “Cotonella”, e pranishme në Shqipëri që nga viti 1995, me shoqërinë Shqipëria Tricot sh.p.k., është zgjedhur në krye të ccIA, si emri më i votuar. Në total, Dhoma Italiane e Tregtisë përfshin 140 ndërmarrje italiane dhe shqiptare, të pranishme në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe që operojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Përmes një  komunikate, bëhet e ditur se synimi kyç i presidencës së Zannierit në krye të Dhomës Italiane të Tregtisë do të jetë konsolidimi i rolit promovues dhe ndihma për ndërmarrjet që operojnë në Shqipëri, por edhe bashkëpunimi me ndërmarrjet shqiptare për rritjen e shkëmbimeve tregtare respektive mes dy vendeve.

© Panorama.al

Te lidhura