Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth, i ndodhur në qytetin e Lezhës deklaroi se ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të bëhen pas zgjedhjeve të 8 majit, pasi tani nuk është koha e duhur, ndërsa i ka bërë thirrje opozitës që të bëhet pjesë e komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjeve. “Nuk ka kohë që të bëhen ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ju e keni një kod që funksionon. Ndryshimet lërini pas zgjedhjeve”, tha Wollfarth. Sipas tij, duke u bazuar në kodin ekzistues zgjedhjet duhet të jenë të lira e të ndershme. “Kodi aktual jep mundësi që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme. Mendoni ta ndryshoni pas zgjedhjeve të 8 majit”, theksoi ambasadori i OSBE-së. Edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, tha dy ditë më parë nga Lushnja se nuk ka kohë për ndryshime në kod.











