“Shqipëria me një sistem, Rama vs. Berisha”

Sep 2, 2011 | 20:07

Në një kabllogramë të publikuar së fundi nga Wikileaks me titull “Berisha vs. Rama, asnjë zgjidhje në horizont” thuhet se Shqipëria pas miratimit të Kodit Zgjedhor, shmangies së qëllimshme të partive të vogla, është kthyer më shumë se sa në një sistem dy- partiak, në një sistem, dy-palësh, Rama Vs. Berisha.

Kabllogrami që i përket datës 18 dhjetor, 2009, i klasifikuar si konfidencial është firmosur nga zëvëndësambasadorja amerikane në Shqipëri, Deborah Jones.

Pasi jep një shpjegim të gjerë për tensionet gjithnjë e në rritje mes, Edi Ramës dhe Sali Berishës, dhe faktit se dialogu mes palëve është ende shumë larg,  Jones bën edhe një koment të vetin lidhur me situatën.

“Ngecja aktuale është për të ardhur keq, por kjo është një situatë e parashikueshme pas miratimit të Kodit Zgjedhor gati një vit më parë, kur u mënjanuan në mënyrë të qëllimshme të gjitha partitë e vogla politike, duke krijuar defakto një sistem, dy-palësh, Rama Vs. Berisha.  Për shkak se Rama dhe Berisha dominojnë partitë e tyre përkatëse, Shqipëria është kthyer në një fuqi më shumë sesa dy- partiake, në një sistem dy-palësh (tëo-man), bashkë me strukturat e mbajtuara peng nga trillet dhe emocionet e Sali Berishës dhe Edi Ramës”- shkruan në këtë dokument Jones.

© Panorama.al

Te lidhura