Wikileaks, Olldashi: Akuzat të pabaza e qesharake

Sep 3, 2011 | 17:15

TIRANË- Të pabaza dhe qesharake i ka quajtur ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, akuzat e fundit bërë në adresë të tij, e publikuar nga Wikileaks në një prej kabllogrameve për Shqipërinë, botuar sot gjerësisht edhe në “Panorama”.

Duke iu përgjigjur interesimit të medias, Olldashi, teksa ishte në një konference shtypi për turizmin, ka deklaruar se së pari burimi prej nga dalin duhet verifikuar.

“Nga ato që munda të lexoj në shtyp se nuk kam parë versionin anglisht, stili nuk më duket zyrtar, por më tepër si thashetheme balkanike, sesa referuar nga një administrate serioze si ajo e SHBA”- tha Olldashi, duke shtuar se janë statistikat që duhet t’i referohemi. Ai ka sjellë në kujtesë kohën kur ka drejtuar Ministrinë e brendshme, gjatë së cilës janë kryer operacione të suksesshme në luftën kundër krimit dhe trafiqeve, raporte këto të certifikuara nga  unë kam pasur fatin të jem ministër I brendshëm, të drejtoj politikisht një institucion në kohë të ngjeshur aktiviteti kundër krimit dhe trafiqeve dhe kam pasur fat të kem rezultate shumë të mira të certifikuara nga DASH, SHBA dhe të tjerë partnerë ndërkomëtarë.

“Përpjekja për të na implikuar mua dhe Bashën si kriminelë të mëdhenj më duket shumë qesharake. Pavarësisht burimit apo spekulimit, momenti që një ministër përmendet për akuza monstruoze, meriton një shqyrtim dhe unë jam i gatshëm të vihem në dispozicion të institucioneve, të raportoj para kuvendit, kryeministrit dhe cdo qytetari mbi 18 vjec, gjithkujt që do të di se si kam funksionuar unë gjatë detyrave të mia”- tha ai.

Sipas Olldashit, nëse cilido shqiptar, ndërkombëtar, alien arrin të provojë një grimë fajësie, jo për ato, por shkelje ligj të cfardolloj, ai është i gatshëm të mbaj përgjegjësitë,  ligjore, politike, qytetare.

Qesharake i ka quajtur edhe akuzat se ai ka influencuar kreun e Drejtësisë Alibeajn për të nxjerrë njerëzit nga burgu.

© Panorama.al

Te lidhura