“Vuçiç ra nga froni, radhën e ka ky i juaji”- Deputeti i opozitës: Populli e ka mposhtur frikën! Rama është strukur në bunkerin e Surrelit si Hitleri! Kryeministrat dorëhiqen, sulltanët rrëzohen

Jun 30, 2026 | 11:46

 

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi ka reaguar në Kuvend lidhur me protestat e fundit, duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

protesta e 28 qytetare  (7)

Muçi deklaroi se qytetarët kanë kapërcyer frikën dhe se tashmë kërkesat për ndryshim politik janë rritur.

“Ky popull e ka mposhtur frikën. Tani që edhe Vuçiçi ra nga froni radhën e ka ky i juaji. Ju e dini se është strukur  te ai bunkeri i Surrelit, njësoj si Hitleri te bunkeri i Berlinit përpara se t’ia hiqte vetes bam”, tha Muçi.

Sipas tij kryeministrat ne botën e qytetëruar japin dorëheqjen, ndërsa sulltanët rrëzohen.

“Tani kryeministrat në mbarë botën e qytetëruar dorëhiqen, ndërsa sulltanët, prijësit e përndritur si ky i juaji rrëzohem dhe kur rrëzohen rrokullisen tatëpjetë dhe marrin me vetë edhe ata që janë kacafytur te çallma e sulltani apo qafa e sulltanit. Duhet të jepni dorëheqjen për të mirën tuaj sa nuk është vonë”, tha ai.

 

© Panorama.al

Te lidhura