Vrasjet, Nishani: Hetimet në rrugë të mbarë

Sep 15, 2011 | 13:34

TIRANE- Ministri i Brendshëm Bujar Nishani e ka quajtur vrasjen e gjyqtarit, Skerdilajd Konomi veper te krimit te organizuar dhe ka garantuar se hetimet per zbardhjen e ngjarjes po behen nga prokuroret me te mire.

Gjate fjales se mbajtur sot ne Komisionin Parlamentar të Sigurisë, Nishani ka raportuar mbi punen e dikasterit gjate 6 muajve te fundit, ku ka theksuar se eshte rritur zblulueshmeria e krimit ne masen 84%.

Por per kete ai ka hasur ne kundershtimin e deputeteve te opozites, sipas te cileve nje sere krimesh shume te renda kane mbetur pa autor, mes tyre edhe vrasja e deputetit socialiste Fatmir Xhindi.

“Gjatë këtij 6 mujori janë shënuar 76 vrasje ndërsa ka shtuar se është rritur zbulueshmëria për këto krime”- tha Nishani.

Sipas deputetëve të PS-së raporti i policisë nuk është i njëjtë me të dhënat e publikuara nga prokuroria. Ata kane akuzuar policine e Shtetit se ehste duke fshehur vrasjet, por kjo eshte kundershtuar nga Nishani, sipas te cilit shume prej hetimeve per vrasje ende te pazbardhura jane ne rruge te mbare.

Ai duke u ndaluar ne vrasjen e Konomit ka theksuar se policia i ka dhene informacionet qe mund te jepen per ngjarjen, duke deklaruar hetimet ne dy pista. Ai theksoi se nuk do të japë informacione mbi problemet e Konomit, pasi po punohet ngushtë me SHISH dhe Prokurorinë lidhur me vrasjen e bujshme.

Ndersa i pyetur per vrasjen e Xhindit, Nishani ka deklaruar se mbi këtë krim ka të dhëna të rëndësishme per te cilat po punojnë organet kompetente dhe gjithcka eshte ne rrugen e duhur.

© Panorama.al

Te lidhura