ELBASAN- Pas masakrës së ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan, policia ka vendosur të vërë në dispozicion një shërblim për informatorët. Sipas policisë lokale, mësohet se shuma e vënë në dispozicion është 50 mijë dollarë për atë që do të japë informacionet e duhura rreth autorit të krimit makabër.
Forca të shumta janë ende në vendin e ngjarjes, ndërkohë që të tjera janë angazhuar për zbardhjen e vrasjes së trefishtë në Elbasan.
Policia nuk ka deklaruarz yrtarisht ansjë pistë, ndonëse flitet se ajo mbi të cilën po hetohet është pista e një vrasjej për hakmarrje.











