Vrasja në Fier për hakmarrje, pranga 2 të rinjve

Sep 3, 2011 | 10:05

FIER- Policia e Fierit ka vene ne pranga dy autoret e dyshuar te krimit te ndodhur mbremjen e 31 gushtit ne kete qytet, ku mbeti i vrare 61 vjecari Kol Veshi dhe u plagos rende i biri i tij.

Sipas policise, pas hetimeve per ngjarjen rezulton se vrasja eshte bere per motive hakmarrjeje dhe pergjegjes per krimin jane arrestuar dy te rinj, Julian Imeraj, 22 vjec, banues ne Fier dhe Elio Imeraj, 18 vjec, banues ne Fier.

Ekzekutimi i 62-vjeçarit, Kol Veshi është bërë në hyrje të banesës së tij, ne lagjen “8 shkurti” te qytetit te Fierit.

Policia ka sqaruar se nga hetimet u gjet arma e zjarrit e llojit pistolete me të cilen dyshohet se eshte kryer krimi, e cila u sekuestrua ne cilesine e proves materiale.

Materialet proceduriale ne ngarkim te dy shtetasve, do t’i kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Fier, per vepren penale “Vrasje ne rrethana te tjera cilesuese dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake, e kryer ne bashkepunim”.

© Panorama.al

Te lidhura