Vrasja e Valter Lleshit në Mirditë, po udhëtonte në makinë me një koleg! Miku i tij zbriti nga automjeti para ekzekutimit

Jun 16, 2026 | 9:34

Detaje të reja janë zbardhur nw lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e së hënës në zonën e Repsit, në Mirditë ku u ekzekutua me arme zjarri Valter Lleshi.

valter lleshi

Veprimet hetimore dhe dëshmitë e mbledhura deri më tani kanë ndihmuar në rindërtimin e lëvizjeve të viktimës para atentatit.

Sipas burimeve hetimore, 45-vjeçari kishte dalë nga banesa e tij në Rrëshen rreth orës 06:00 dhe së bashku me një koleg pune ishte nisur drejt kompanisë së bazaltit në Reps ku punonte.

Rreth dy kilometra para vendit ku ndodhi krimi, pasagjeri ka zbritur në një lokal, ndërsa 45-vjeçari ka vijuar rrugën i vetëm.

© Panorama.al

Te lidhura