SHKODËR- Ndonëse vrasja e dysfishtë e vëllezërve Pjetrushi në Shkodër mbetet e pazbardhur, burime jo zyrtare flasin për një hakmarrje që ka zënë fill pas konfliktit mes familjes Pjetrushi dhe asaj Tafili. Konflikt që duket se ka të bëjë me detyrën që ka pasur vëllai i viktimave, Prelë Pjetrushit, ish-shefi i krimeve të rënda në Shkodër.
Ngjarjet zënë fill në vrasjen e bujshme të ish-drejtorit të policisë së Shkodrës, kolonel Arben Zylyftarit, ku mbeti i vrarë edhe Bahri Tafili, i cili ishte person në kërkim për një vrasje. Policia vuri në pranga Genc Tafili, me akuzën e vrajses së Zylyftarit, ndërkohë që familja Tafili pretendon se ka qenë Prelë Pjetrushit ai që shtiu dhe jo Tafilajt.
Pas kësaj, Admir Tafili, vellai i Gencit arrestohet me akuzën se i kishte bërë pritë për qëllime hakmarrjeje për vrasjen e të atit, Prele Pjetrushi.
Ai dënohet me burg, por në 2 tetor të vitit 2010, arratiset në mënyrë spektakolare në kohën që ishte me leje nga burgu dhe ndodhej në shtëpi për të vizutuar të ëmën e sëmurë.
© Panorama.al











