Vrasja në Frankfurt, ëndrra gjermane e autorit

Mar 9, 2011 | 8:37

Hastridi 27 vjeç është vëllai më i madh i Aridit. Ai thotë se vëllai i tij nuk kishte shfaqur kurrë urrejtje ndaj dikujt. Dy vëllezërit erdhën në Gjermani së bashku me nënën e tyre në kohën kur Aridi ishte vetëm katër vjeç, gjyshi i tyre ishte një hoxhë fshati në vendlindjen e tyre në Kosovë, por janë rritur gjithmonë duke respektuar religjionet e tjera. E dashura e Hastridit është hebreje dhe të tre shkonin në kinema.

Familja tregonte me krenari se Aridi ishte në shkollën e lartë. “Ëndrra jonë ishte të blinim një shtëpi dhe të jetonim të gjithë bashkë një ditë me familjet tona”, thotë Hastrid Uka, i cili, sikurse babai i tij, është një rregullues çatish.
Në fakt është e paqartë nëse Aridi e ka përfunduar shkollën e lartë.

Vitin e fundit ai i kishte thënë familjes së tij se nuk ka qenë në gjendje të fitojë një punë inxhinierie në një kompani kimike, prandaj kishte kryer për Gjysmëhënën e Gjelbër, organizatë në Frankfurt që kujdeset për emigrantët e moshuar myslimanë që janë pa familje. Moustafa Shahin, drejtues i Gjysmëhënës së Gjelbër thotë se ai nga shkolla e Aridit ka një raport vetëm për vitet 2007-2008.

“Ishte person që punonte shumë. Nuk fliste shumë“, thotë Shahin. “Ishte shumë i dashur me pacientët dhe ishte gjithmonë në kohë për punë”. Dhjetorin e kaluar, Aridi i kishte thënë Moustafasë se e linte punën, sepse i duhej një punë tjetër për ta mbështetur familjen. Pastaj ai nisi të punojë në një postë. “Është e pakrahasueshme çfarë ndodhi këtu”, thotë Moustafa. “Është tërësisht e kundërta e asaj se si e njohim ne”.

© Panorama.al

Te lidhura