Votat për kandidatët preferencialë në Gjirokastër, kush janë 3 deputetët socialistë që bëhen pjesë e Parlamentit të ri! PD, asnjë ligjvënës nga listat e hapura

May 15, 2025 | 9:32

Vijon numërimi i votave në 3 nga 12 qarqet e vendit për kandidatët preferenciale, që do të bëhen pjesë e Parlamentit të ri. Screenshot_8Në Qarkun e Gjirokastrës, ku ka përfunduar procesi, PS ka arritur të sigurojë 3 mandate deputetësh.

Nga këta 1 është nga lista e sigurt, Mirela Furxhi, që del automatikisht si kandidat i votuar nga logoja e Partisë Socialiste.

Ndërkohë pjesë e Kuvendit të ri nën logon e PS futen edhe dy kandidatë nga lista e hapur, Tërmet Peci dhe Piro Dhima.

Ndërsa PD ka siguruar vetëm 1 mandat dhe pjesë e Parlamentit u bë vetëm Tritan Shehu nga lista e mbyllur.

Screenshot_9

© Panorama.al

Te lidhura