VLORË- Hetime intensive për zbardhjen e ngjarjes së rëndë që nuk kurseu as drejtësinë dhe shumë shpejt emër të autorëve ka premtuar kreu i policisë së Vlorës, pas homazheve në nder të gjyqtarit Skerdilajd Konomi.
“Po punojmë intensivisht për zbardhjen e ngjarjes dhe së shpejti do të kemi edhe emër të autorëve. Ngjarja është shumë e rëndë, pasi këtë radhë krimi nuk ka kursyer drejtësinë”-tha ai.
Sipas tij, pavarësisht se autorët do të vihen para drejtësisë, familja ka humbur njeriun e tyre të shtrenjtë dhe drejtësia një gjyqtar të zotë. “Ju themi familjarëve se vepra e tij do të ngelet gjithmonë dhe ai do mbetet njeriu ynë i shtrenjtë”- tha ai.
© Panorama.al











