Pas 35 ditë barazimesh, humbjesh, prapaskenash dhe dyshimesh për trukime rezultatesh, Dinamo është rikthyer te fitorja. Katër gola dhe një lojë e pëlqyeshme, duket se e kthyen paksa kampionen në fuqi në ditët e saja më të mira. Goli i Vilës në minutën e 4-ët dha sinjalin se kryeqytetasit e kishin fituar ndeshjen ende pa filluar në mendjet e tyre. Opoku finalizoi me gol një aksion të nisur nga Allmuca, ndërkohë që ky i fundit vulosi rezultatin e pjesës së parë 3-0 për Dinamon. Por nuk mbaronte këtu. Pokeri blu u plotësua në minutën e 57-të nga Vila, goli i dytë personal i tij në këtë sfidë. Goli i nderit për peqinasit, u shënua në minutat shtesë nga Belçev. Kjo fitore mban Dinamon në vendin e 6-të me 33 pikë, ndërsa Shkumbinin një vend më poshtë me 29 pikë. Ndërsa Vllaznisë i kanë mjaftuar 45 minuta për të mundur 2-0 Besën në “Loro Boriçi”. Golat për shkodranët, të cilët tashmë ngjiten në kuotën e 42 pikëve, u shënuan nga Shtubina në minutën e 2-të dhe Sukaj në të 31-të. Kavajasit u munduan në fraksionin e dytë të lojës që të ndryshonin diçka, por nuk mundën që të shënonin në portën e Vujadinoviçit. Ndërkohë, Laçi ka marrë një tripikësh, këtë herë pas fitores 3-1 me Kastriotin. Golat për vendasit u shënuan nga Selimi, Dragiçeviç dhe Hysa, ndërsa goli i vetëm për krutanët u shënua nga kroati, Davor Piskor, në fund të takimit. Java e 23-të e Superligës do të mbyllet sot me dy takimet Skënderbeu-Bylis dhe Tirana-Teuta.
Superiore/ Java 23
Të shtunën
Flamurtari – Elbasani 8-0
DJE
Vllaznia – Besa 2-0
Shtubina 2′, Sukaj 31′
Laçi – Kastrioti 3-1
Selimi 18′, Dragiçeviç 41′, Hysa 76’/ Piskor 90+3′ (p)
Dinamo – Shkumbini 4-1
Vila 4′, 57′, Opoku 38′, Allmuça 47’/ Belçev 81′
Sot
Tirana – Teuta 14:00
Skënderbeu – Bylis 18:00
Renditja
Ekipi ND F B H P
1. Flamurtari 23 17 1 5 52
2. Skënderbeu 22 14 3 5 45
3. Vllaznia 23 12 6 5 42
4. Tirana 22 8 10 4 34
5. Laçi 23 10 4 9 34 6. Dinamo 23 9 6 8 33
7. Shkumbini 23 8 5 10 29
8. Kastrioti 23 6 8 9 26
9. Teuta 22 6 6 10 24
10. Besa 23 5 7 11 22
11. Bylisi 22 6 3 13 21
12. Elbasani 23 4 3 16 12
Shënim: Elbasani, minus 3 pikë në renditje, i dënuar nga FIFA për shkak të çështjes “Darko Periç”.
LEONARD KARAJ
© Panorama.al











