Vjeshta iku, Vesa Luma ende ëndërron për kontratën e Digitalb

Nov 19, 2011 | 13:36

Janë bërë gati 10 muaj që kur është publikuar shkrimi në gazetën “Panorama”, ku thuhej se platforma “Digitalb” ka menduar të zëvendësojë si imazh të saj këngëtaren e njohur Vesa Luma. Ky shkrim i publikuar në javën e fundit të muajit janar 2011, zgjoi një interes të veçantë tek këngëtarja, e cila përveçse prishi marrdhëniet e mira që kishte me gazetarin autor të shkrimit, e ofendoi dhe iu drejtua fansave të saj me këto fjalë: “Të dashur miq, thashetheme të shumta publikohen në gazeta, unë ende jam pjesë e kësaj platforme, kurse me produktet e reja do të shfaqemi në vjeshtë”. Por “Panorama”, me të drejtën e saj për të publikuar lajme, në fakt na doli që paskësh pasur të drejtë me kohë. Vjeshta erdhi dhe Vesa nuk po duket në reklamat që premtoi.

© Panorama.al

Te lidhura