Vjedhja në Luvër, grabitja e sallës Apollo nuk ndodh për herë të parë! Asnjë gjurmë nga shpata e Charles X që u zhduk para 47 vitesh

Oct 19, 2025 | 22:28

Një grup prej katër personash është në kërkim nga autoritetet franceze pasi kreu një vjedhje spektakolare në Muzeun e Luvrit, duke grabitur bizhuteri historike me vlerë të paçmueshme.

stoli luver grabitje  (3)

Autorët hynë në Sallën e Apolonit, thyen vitrinat prej xhami dhe grabitën objektet brenda vetëm shtatë minutash, duke sfiduar sistemet e sigurisë së një prej muzeve më të mbrojtur në botë.

Por nuk është hera e parë që kjo sallë bëhet objekt i një vjedhjeje.

Sipas informacionit zyrtar në faqen e muzeut, më 16 dhjetor 1976 ndodhi një grabije e armatosur në Luvër, gjatë së cilës u vodh shpata e famshme e Karlit X të Francës, nga familja mbretërore Bourbon. Shpata ishte krijuar fillimisht për Ludovikun XVIII dhe u përdor në kurorëzimin e Karlit X në vitin 1824.

Më pas, u modifikua për t’u përdorur nga Napoleoni III gjatë martesës së tij në Katedralen Notre-Dame në vitin 1853. Objekti i çmuar iu dhurua Luvrit pas shitjes së diamantëve të kurorës mbretërore në vitin 1887, por nuk është gjetur as sot, 47 vjet pas vjedhjes.

xrwma-louvre-1
Shpata që nuk është gjetur

Vjedhjet në Muzeun e Luvrit janë të rralla për shkak të masave të rrepta të sigurisë, por historia ka regjistruar disa raste të bujshme.

Në vitin 1911, u vodh vepra ikonike Mona Liza e Leonardo da Vinçit. Për një kohë të shkurtër u morën në pyetje edhe poeti Guillaume Apollinaire dhe piktori Pablo Picasso, por më pas u zbulua se autor ishte një italian që donte ta kthente veprën në Itali për motive “patriotike”. Piktura u gjet tre vjet më vonë në Firence dhe u kthye në Paris.

Në vitin 1983, disa pjesë të një armature nga shekulli i 16-të u zhdukën dhe u zbuluan vetëm në vitin 2011.

Në vitin 1998, u vodh piktura “Le Chemin de Sèvres. Vue de Paris” nga artisti Camille Corot. Veprën e artit e hoqën thjesht nga muri pa u vënë re. Ajo ngjarje çoi në rishikimin e tërësishëm të sistemit të sigurisë, por piktura nuk është gjetur deri më sot.

Bizhuteritë e grabitura nga Salla e Apolonit

Ministria franceze e Kulturës ka publikuar listën e bizhuterive historike që u vodhën nga grupi i armatosur të dielën, më 19 tetor, përbrenda një operacioni që zgjati më pak se dhjetë minuta.

Lista përmban:

Kurorë nga seti i bizhuterive të mbretëreshës Maria Amalia dhe mbretëreshës Hortense

louvre kurore stolite grabitja (8)

Gjerdani nga seti i safirëve të Mbretëreshës Maria Amalia dhe Mbretëreshës Hortense:

louvre kurore stolite grabitja (7)

Vathë nga seti me safirë i Mbretëreshës Maria Amalia dhe Mbretëreshës Hortense

louvre kurore stolite grabitja (6)

Varëse smeraldi nga koleksioni i perandoreshës Maria Luiza

louvre kurore stolite grabitja (5)

Një palë vathë smeraldi nga i njëjti set

louvre kurore stolite grabitja (1)

Karficë me relike 

louvre kurore stolite grabitja (4)

Kurora e perandoreshës Eugenia

louvre kurore stolite grabitja (3)

Karficë në formë fjongoje e perandoreshës Eugenia, një objekt unik me 2,634 diamantë, i blerë nga Luvri në vitin 2008 për 6.72 milionë euro, pasi kishte qenë më parë në një koleksion privat në SHBA.

louvre kurore stolite grabitja (2)

© Panorama.al

Te lidhura