Drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi ka renditur arsyet pse shqiptarët sot do të duhet të dalin në protestë.
Në një prononcim për News24, ai solli në vëmendje atë që e quan vjedhje flagrante me tunelin e Llogarasë të Belinda Ballukut.
Sipas Këlliçit arsyeja kryesore pse do të duhet të protestojnë shqiptarët është ekonomia e vendit.
“Gjendja e rënduar ekonomike, aferat korruptive, vjedhja flagrante 50 mln euro me tunelin e llogarëse e Belinda Ballukut, braktisja e vendit. Kjo është kryefjala e cdo qytetari për të dalë në protestë.
Në 12 vite Shqipëria është zbrazur dhe kjo është një kambanë e fortë alarmi.
Për mua arsyeja kryesore është arsyeja ekonomike. Cdo qytetar shqiptar sot duhet të dalë në protestë”, tha ndër të tjera Këlliçi i cili renditi edhe pikat e programit të PD, që sipas tij do ta nxjerrë Shqipërinë nga situata e rënduar ekonomike.
“Ne kemi premtuar pagë minimale 500 euro dhe mesatare 1200 euro. Nuk ka parti politike pa gabime, edhe PD mund të ketë gabuar, por nuk ka kryer këto vjedhje të mëdha flagrante që janë bërë në kohën e qeverisjes së PS-së”, tha Kelliçi.
© Panorama.al











