“Viktimizohet dyerve të botës pse shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen”- Bardhi, Ramës: Po thotë se protestat për Zvërnecin organizohen nga iranianët!

Jun 5, 2026 | 15:28

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, iu përgjigj sot (5 qershor) kryeministrit Edi Rama për deklaratat që bëri në lidhje me protestën e qytetarëve për Zvërnecin, duke i kërkuar që të vinte në Tiranë që të dorëhiqej dhe të mos gjente armiq dhe të viktimizohej.

rama bardhi

Nëpërmjet një reagimi publik ditën e sotme në rrjetin social, deputeti opozitar tha se çdo ditë Rama jepte versione të ndryshme për protestën dhe Zvërnecin, kurse sot solli si pretendim se ajo organizohej nga iranianët.

“Dëgjojeni vetë Kryeministrin e Shqipërisë në ç’gjendje është katandisur. Viktimizohet dyerve të botës, pse shqiptarët i kërkojnë dorëheqje. Me teorinë e tij të viktimizimit, na paska gjetur një armik të ri të jashtëm. Ditën e parë na tha se protestat në Zvërnec u nxitën nga fqinjët që na kanë zili. Domethënë armiku i jashtëm ishte Greqia. Pastaj na tha se pas protestës qëndrojnë myslimanët e zemëruar për Gazën. Sot ka gjetur një armik të ri: iranianët”, shprehet Bardhi.

Në fund ai i kërkon që të plotësojë kërkesën kryesore të qytetarëve; dorëheqjen.

Ai e shoqëron deklaratën e tij edhe me pamjet e reagimit të kryeministrit nga Mali i Zi.

Reagimi i plotë i kreut të grupit të PD, Gazment Bardhi:

Dëgjojeni vetë Kryeministrin e Shqipërisë në ç’gjendje është katandisur. Viktimizohet dyerve të botës, pse shqiptarët i kërkojnë dorëheqje.

Me teorinë e tij të viktimizimit, na paska gjetur një armik të ri të jashtëm. Ditën e parë na tha se protestat në Zvërnec u nxitën nga fqinjët që na kanë zili. Domethënë armiku i jashtëm ishte Greqia. Pastaj na tha se pas protestës qëndrojnë myslimanët e zemëruar për Gazën. Sot ka gjetur një armik të ri: iranianët.

Në vetëm pesë ditë kemi kaluar nga Greqia, te Gaza dhe Irani. Me këtë ritëm, së shpejti do të shohim në protestë vetë Vladimir Putinin. Dhe kur të kalojë edhe pak kohë, ndoshta do të mësojmë se Ëhite Ëalkers dhe Night King janë nisur të pushtojnë Shqipërinë.

Çfarë mjerimi për një kryeministër që nuk merr dot asnjë përgjegjësi, por e gjen gjithmonë fajtorin jashtë vetes!

Protestat nuk nisën as në Athinë, as në Gaza, as në Teheran. Protestat nisën nga Zvërneci në Tiranë dhe po ndodhin tani edhe në kryeqytetet e Europës ku jetojnë shqiptarë, sepse në Zvërnec policia lejoi që protestuesit të tërhiqeshin zvarrë, siç ndodh rëndom në qeverisjen e Edi Ramës me kundërshtarët politikë. Dhe kjo skenë s’ka asnjë ndryshim me atë që ndodh në Teheran me kundërshtarët e regjimit atje.

E vërteta më e madhe në të gjithë këtë histori është i vetmi sulm nën të cilin ndodhet Shqipëria është ai i korrupsionit të shfrenuar nën qeverisjen e Edi Ramës. Prandaj, njerëzit janë në protestë dhe kërkojnë largimin e kryeministrit nga detyra.

Dhe në fund një këshillë për Edi Ramën. Duke parë komplote dhe konspiracione kudo, nuk bën gjë tjetër veçse i ushqen ato dhe, dashje pa dashje, nxit ose bëhesh pjesë e skenarëve kundër Shqipërisë. Prandaj, në vend që të viktimizohesh dyerve të botës, eja në zyrë dhe jep dorëheqjen. Shikoje edhe si një terapi për veten. Sot m’u duk vërtet se ke nevojë për shumë pushim të pakthyeshëm”.

© Panorama.al

Te lidhura