VIDEOLAJM- Rama bëhet objekt humori në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon me gisht Trump atletet e bardha të kryeministrit! Si reagon Presidenti i SHBA-ve

Jul 8, 2026 | 12:03

Kryeministri Edi Rama ishte i vetmi lider që në samitin e NATO-s në Ankara u shfaq i veshur me kostum dhe atlete të bardha. Kjo nuk është hera e parë që kreu i qeverisë vishet me këtë stil në një samit të rëndësishëm ndërkombëtar.

Por ajo që ra në sy ishte një reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili i tregoi me gisht Donald Trump atletet e bardha e kryeministrit.

Nga ana e tij Presidenti amerikan hodhi një vështrim, pa e ditur se për çfarë bëhej fjalë. Më pas shfaqet tepër i ftohte dhe indiferent ndaj një stili veshje si ajo e kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa për liderët e tjerë, Rama u shndërrua në një objekt humori.

rama trump rutte

edi rama

© Panorama.al

Te lidhura