KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, nis afati për formimin e institucioneve

Jul 8, 2026 | 11:56

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë, duke i hapur rrugë formimit të institucioneve. Pas certifikimit, Kuvendi duhet të mblidhet brenda 30 ditësh për seancën konstituive.

kosove komisioni

Në zgjedhjet e 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) siguroi 53 vende në Kuvend me 47.13 për qind të votave. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) doli e dyta me 22 ulëse apo 19.44 për qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 18 ulëse me 16.69 për qind, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë shtatë ulëse me 6.74 për qind.

Kushtetuta e Kosovës parasheh që pas certifikimit, seanca konstituive duhet të mbahet brenda 30 ditësh.

Në fillim duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët dhe më pas të vazhdohet me procedurën për formimin e qeverisë dhe zgjedhjes së presidentit që shkaktoi edhe ngërçin.

Seanca konstituive duhet të thirret nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu. Si kryeparlamentare e legjislaturës së shkuar duhet të thërrasë mbledhjen përgatitore me kryetarët e 15 subjekteve politike që kanë fituar vendet në Kuvend.

© Panorama.al

Te lidhura