TIRANE- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka deklaruar sot se prokuroria jo vetem ka deshtuar lidhur me hetimin per videopergjimin me ish ministrin e METE-s, Dritan Prifti, por ka genjyer parlamentin lidhur me informacionet e derguara per te. Gjate nje konference per mediat, ku i ka bere apel politikes te punoje per plotesimin e 12 kerkesave te KE-se per integrimin e vendit, Meta ka akzuar kryeprokuroren se e ka përfshirë prokurorinë në një fushatë elektorale.
“Dihet që githçka ka qenë manipulim dhe kjo është vërtetuar nga ekspertimi i berë. Prokuroria ka gënjyer parlamentin në informacionet që ka dërguar për këtë cështje. Të gjithë e dinë se për shkak të Ina Ramës prokuroria është përfshirë në një fushatë elektorale”- tha Meta.











