Antonio Vergara shënoi golin e tij të parë në Serie A, teksa Napoli u rikthye te fitoret me një sukses 2-1 ndaj Fiorentinës, duke ruajtur rekordin e pamposhtur në kampionat në stadiumin “Diego Armando Maradona” këtë sezon (8 fitore, 3 barazime).
Vergara zhbllokoi sfidën në minutën e 11-të, teksa Gutierrez në 49-tën dyfishoi rezultatin. Miqtë u kundërpërgjigjën me Solomon, por vetëm kaq.
Skuadra e Antonio Kontes, ka fituar tashmë katër përballje radhazi në Serie A kundër Fiorentinës për herë të parë që nga një seri ndeshjesh e nisur në vitin 1988. Më e rëndësishmja, kjo fitore i ngjit napoletanët në vendin e tretë në renditje, gjashtë pikë larg kryesuesve të Interit.
Sa i përket skuadrës së Paolo Vanolit, ka humbur mundësinë për të regjistruar dy fitore radhazi në transfertë në kampionat për herë të parë që nga nëntori 2024, duke lënë Fiorentinën një pikë larg zonës së shpëtimit, pasi ka zhvilluar një ndeshje më shumë se Leçe, që ndodhet menjëherë mbi ta në renditje.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
© Panorama.al












