VIDEO/ U përplas me skafin e policisë kufitare dhe humbi jetën, publikohen pamjet e aksidentit në Gjirin e Ksamilit! Dyshohet se 22-vjeçari…

Jun 16, 2026 | 10:31

Detaje të reja kanë lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e së hënës në Gjirin e Ksamilit, ku humbi jetën 22-vjeçari Albiano Kreçi.

perplasja me skafin

Ngjarja u regjistrua rreth orës 18:30, kur i riu, i cili po drejtonte një mjet lundrues, u përfshi në një përplasje fatale. Sipas informacioneve, Albiano Kreçi ishte diagnostikuar me diabet që në moshën 15-vjeçare dhe prej dy vitesh trajtohej me insulinë.

Burime pranë personelit mjekësor bëjnë me dije se 22-vjeçari kishte marrë dozën e insulinës pak para se të hipte në mjetin lundrues. Sipas vlerësimeve paraprake, ky faktor mund të ketë ndikuar në gjendjen e tij shëndetësore dhe në humbjen e kontrollit të mjetit, megjithatë shkaku i saktë mbetet objekt hetimi.


Ndërkohë pamjet e publikuara nga momenti i përplasjes me skafin e Policisë janë filmuar nga një velierë e huaj e ankoruar në Gjirin e Ksamilit dhe po shqyrtohen nga grupi hetimor.

Trupi i pajetë i 22-vjeçarit është transportuar në Tiranë, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar me saktësi shkaqet e vdekjes.

Lidhur me ngjarjen, hetimet po vijojnë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokuroria e Sarandës, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

© Panorama.al

Te lidhura