Një tragjedi e paimagjinueshme goditi Bangkokun, Tajlandë, të dielën në mbrëmje, kur një pub i njohur në zonë shpërtheu papritur në flakë, duke vrarë të paktën 27 persona dhe duke plagosur 63 të tjerë, 22 prej të cilëve në gjendje kritike.
Zjarri shpërtheu ndërsa pubi Rong Beer Na Lat Phrao në lagjen Chatuchak të kryeqytetit tajlandez ishte plot me njerëz. Një muzikant në bar tha se flakët e para u shfaqën pranë skenës, përpara se zjarri të përhapej me shpejtësi.
Brenda pak sekondash, klientët filluan të vraponin të panikuar drejt daljeve, por ndërtesa i kapi disa prej tyre dhe u përfshi nga flakët.
Kur ekipet e shpëtimit mbërritën pak pas mesnatës, zjarri kishte shkatërruar tashmë pjesën më të madhe të ndërtesës. Jashtë lokalit, dhjetëra të plagosur ishin shtrirë, ndërsa disa trupa ishin vendosur tashmë në çanta të posaçme transporti.
Zjarrfikësve iu deshën rreth 30 minuta për ta vënë zjarrin nën kontroll.
Guvernatori i Bangkokut, Chanchart Sittiphun, tha se thithja e tymit duket se ishte shkaku kryesor i vdekjes për shumicën e viktimave.
“Zjarri u përhap shumë shpejt dhe arriti në çati. Tymi ishte ndoshta shkaku kryesor i vdekjeve”, tha ai.
Sipas tij, 27 persona u vranë dhe 63 u dërguan në spitale me lëndime, nga të cilët 22 janë në gjendje kritike. Midis të vdekurve janë 18 gra dhe nëntë burra.
Zjarri me shumë mundësi është shkaktuar nga një qark i shkurtër në një kondicioner.
Zjarri vdekjeprurës ndoshta u shkaktua nga një qark i shkurtër në një kondicioner të vendosur në çati, sipas vlerësimit fillestar të Agjencisë për Parandalimin dhe Zbutjen e Fatkeqësive të Administratës Metropolitane të Bangkokut.
Bazuar në rrëfimet e të mbijetuarve, autoritetet thanë se zjarri duket se ka filluar në pjesën e përparme të skenës së barit dhe është përhapur me shpejtësi.
Zjarri dhe tymi i detyruan shumë njerëz të vraponin drejt pjesës së pasme të lokalit, ku ndodhen kuzhina dhe tualetet.
Autoritetet po hetojnë mundësinë që daljet e emergjencës të jenë bllokuar pjesërisht, pasi disa viktima u gjetën të mbledhura pranë tyre. Në të njëjtën kohë, një hetim zyrtar është nisur për shkaqet e sakta të tragjedisë.
Guvernatori i Bangkokut, Chanchart Sitipun, tha se pengesat në daljet e emergjencës penguan evakuimin. “Ka dy dalje emergjence, njëra është afër kuzhinës. Kishte arka birre që bllokonin kalimin “, u tha ai gazetarëve.
Ai tha gjithashtu se kishte një tavolinë që bllokonte qasjen në daljen tjetër të emergjencës. “Duhet të presim që ekspertët mjeko-ligjorë ta shqyrtojnë vendin e ngjarjes më me kujdes”, shtoi ai. Sitipun shtoi se bari kishte marrë lejet e nevojshme dhe kishte dalje emergjence.
Kryeministri tajlandez Anutin Charnvirakul, i cili vizitoi vendin e zjarrit, dha dëshmi të ndryshme bazuar në atë që kishte dëgjuar.
Sipas të mbijetuarve, bari u mbush shpejt me tym pasi shpërtheu zjarri, duke i detyruar shumë të vraponin në pjesën e prapme të vendit, pranë tualeteve, ku nuk kishte dalje emergjence.
© Panorama.al💔 27 dead and 18 injured as tragedy strikes Bangkok nightlife
Late last night, a massive fire engulfed the popular entertainment venue “Rong Beer at Ladprao” near the Ladprao Intersection. Emergency services responded around midnight to a fierce blaze, with thick smoke and… pic.twitter.com/vuPsMO7eZn
— Thai Enquirer (@ThaiEnquirer) July 12, 2026












