Partia Demokratike zhvilloi sot Foltoren e gjashtë të saj para Kryeministrisë, në Bulevard.
Kreu i selisë blu, Sali Berisha, mbërriti aty i shoqëruar nga qindra mbështetës.
PD ka nisur kështu stinën e protestave kundër qeverisë, ku kërkon qeveri teknike dhe zgjedhje të reja për skandalet e Belinda Ballukut dhe AKSHI-t.
Në momentin e mbërritjes, mbështetësit e kanë pritur me thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe emrin e Berishës.
Fjalimin hapës e ka mbajtur, nënkryetari i PD, njëkohësisht kreu politik i qarkut Shkodër, deputeti Luçiano Boçi.
Protestat e PD kanë si qëllim largimin e Ramës nga pushteti.
© Panorama.al











