Policia amerikane arrestoi aktorin e njohur të Hollivudit pas një sherri ku ai u përfshi.
Bëhet fjalë për Shia LaBeouf, i cili u arrestua në New Orleans të martën, (17 shkurt). Konflikti ndodhi jashtë një bari gjatë festimeve të Mardi Gras.
TMZ siguroi një video të aktorit duke u trajtuar nga ndihmësit mjekësorë menjëherë pas mesnatës pas sherrit. Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi incidentin.
Shia LaBeouf thuhet se ishte i dehur ndërsa ndodhej në Luiziana për festimet e Mardi Gras.
Portieri i lokalit pretendoi se aktori ishte “disi agresiv” kur iu refuzua hyrja, ndërsa iu afrua dyqanit pa bluzë dhe pa para.
“Ai bëri të famshmin; ‘A e dini kush jam unë?'”, raportoi punonjësi i dyqanit.
Më pas, sipas një punonjësi tjetër të barit, LaBeouf dyshohet se u vesh dhe pagoi me një kartë krediti. Atij iu kërkua të largohej pasi u përpoq të “luante rolin e baristit të famshëm”. Një barist në një lokal tjetër tha se LaBeouf po “terrorizonte qytetin”.
🚨 EXCLUSIVE: Shia LaBeouf got into a fight overnight during Mardi Gras in NOLA. Paramedics were brought to the scene to treat him and the actor was later arrested.
Details: https://t.co/1JNWoconvN pic.twitter.com/P596Xtfmr5
— TMZ (@TMZ) February 17, 2026
LeBeouf ka qenë më parë në qendër të vëmendjes për sjelljen e tij.
Ish-e dashura e tij, FKA Twigs, ngriti një padi kundër tij për sulm seksual, sulm dhe shkaktim të shqetësimit emocional, por çështja u zgjidh jashtë gjykatës korrikun e kaluar.
© Panorama.al












