VIDEO/ Plas dhuna në futbollin shqiptar, fusha kthehet në arenë boksi

Feb 16, 2026 | 17:13

Një dhunë e paprecedentë është regjistruar në kampionatin e të rinjve, në duelin mes Luftëtarit U-19 dhe Shkëndijës së Tiranës U-19, të zhvilluar në stadiumin “Andon Lapa” të Sarandës.

333

Gjatë takimit, futbollistët e të dyja ekipeve janë përfshirë në një sherr masiv në fushën e lojës, duke detyruar arbitrin të ndërhyjë për të qetësuar situatën.

Pamjet e regjistruara tregojnë momente të tensionuara që janë jashtë frymës së garës sportive për këtë grupmoshë. Pas kësaj ngjarjeje, priten vendime disiplinore për klubet dhe lojtarët protagonistë në përplasje.

SHIKONI PAMJET: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al

Te lidhura