VIDEO/ Operacioni antidrogë në Brazil përfundon me 20 të vrarë dhe 81 të arrestuar! Dy nga viktimat policë, kapet sasi e madhe narkotiku

Oct 28, 2025 | 18:10

Të paktën 20 persona, përfshirë dy oficerë policie, u vranë sot (28 tetor), ndërsa 81 të tjerë u arrestuan gjatë një operacioni të madh nga autoritetet braziliane, kundër drogës në favelat Alemao dhe Penha, në Rio de Janeiro.

brazil

Operacioni kundër trafikantëve të drogës përfshinte 2500 oficerë policie, sipas guvernatorit të shtetit të Rio de Janeiro, Claudio Castro.

Ai e përshkroi operacionin si “më të madhin në historinë” e shtetit juglindor, duke shtuar se “për fat të keq, ka edhe oficerë policie të vdekur”, pa specifikuar numrin e tyre.

Pamjet e aksionit u bënë virale në rrjete dhe media. Videoja nga kanali “Band” tregonte trafikantët e drogës duke vrapuar drejt pyllit, gjatë një operacioni të madh nga autoritetet braziliane. Ata mbajnë veshur uniforma ushtarake, jelekë antiplumb dhe janë të armatosur me armë të kalibrit të madh.

Në Vila Cruzeiro, Penha, në Zonën Veriore të Rio de Janeiro, u zbuluan dhe u sekuestruan më shumë se 200 kilogramë drogë, me ndihmën e qenve të policisë. Gjithashtu, në një zonë tjetër të Rios, u gjetën dhe sekuestruan të paktën 10 pushkë, ndër armë të tjera, si dhe drogë.

© Panorama.al

Te lidhura