Për të njëmbëdhjetën ditë radhazi, qytetarët i janë rikthyer sërish sheshit për të vijuar protestat kundër qeverisë dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Që prej orës 18:00 ka nisur grumbullimi i protestuesve në Sheshin “Skënderbej”, ku qytetarë të moshave të ndryshme po bashkohen nën sloganin “Shqipëria e Re”.
Ashtu si në ditët e mëparshme, pjesëmarrësit mbajnë flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe kundër qeverisë, ndërsa pritet që pas grumbullimit të nisë marshimi drejt Kryeministrisë.
Thirrjet “Rama në burg, Berisha në Burg”, “Shqipëri e re”, “Edi Rama dorëhiqu”, “Atdheu i Shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Atdheu nuk shitet”, jehuan edhe sot teksa qytarët kanë nisurtë mblidhen për të vijuar me pas marshimin drejt kryeministrisë.
© Panorama.al











