Monika Kryemadhi ishte paraditen e kësaj të marte në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme në zbatim të masës detyrim paraqitje.
Pas daljes nga SPAK, ish-deputetja nuk ka kursyer ironitë me gazetarët.
Duke dalë nga dera ku janë vendosur hekurat lëvizës, Kryemadhi tha se i kanë vendosur këto hekura që prokurorët të thonë kur dalin politikanët që andej, “ja i kemi vënë në hekura”.
Monika Kryemadhi përballet me tre akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
© Panorama.al











