Samiti i NATO-s, Trump: Po shkoj në Ankara për shkak të Erdoganit, është një mik dhe një lider i respektuar

Jul 7, 2026 | 7:46

 

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se udhëtimin e tij nga Uashingtoni drejt Ankarasë në Samitin e NATO-s po e realizon për një arsye të veçantë, takimin me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

trump-erdogan-1

“Dua të shkoj për shkak të Erdoganit”, u tha Trump gazetarëve para nisjes së tij, duke e cilësuar presidentin turk “një mik” dhe “një lider të respektuar”.

Trump la të kuptohet gjithashtu se Shtetet e Bashkuara dhe Turqia mund të forcojnë bashkëpunimin e tyre, veçanërisht në fushën e mbrojtjes, duke sinjalizuar një fazë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve.

© Panorama.al

Te lidhura