VIDEO/ Tronditje me pesë gola, përfundon SHBA-Belgjikë si surprizë e madhe në Botëror

Jul 7, 2026 | 7:26

Belgjika ka elimimuar SHBA në fazën 1/8 të Botërorit. Rezultati përfundimtar tregonte 1 me 4. Belgët ndërkohë do të luajnë në çerekfinale me Spanjën, që mposhti Portugalinë.

IMG_9837

Belgjika i surprizoi të gjithë, duke fituar lehtësisht ndaj organizatorëve. Dominimi ishte i dukshëm që në fillimin e pjesës së parë, ndërsa Belgjika rezervoi nga dy gola për secilin fraksionin.

De Ketelar realizoi dopietë në pjesën e parë, duke shfuqizuar golin e Tillman nga goditja e dënimit. Ky i fundit përkohësisht riktheu baraspeshën.

Goli i Vanaken me asistimin e De Ketelar në minutën e 57-të, e ktheu në mision të pamundur kualifikimin e SHBA. Lukaku ndërkohë e vulosi fitoren me golin në minutën e 93-të.

Belgjika, që ishte një zhgënjim deri tani, tashmë mund të konfirmohet se kaloi pritshmëritë. Çerekfinalja me Spanjën do të luhet më 10 korrik prej orës 21:00.

GOLAT E NDESHJES: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura