Interneti po zien sërish për modelen dhe “DJ” kroate Ivana Knoll, e cila në “Instagram” numëron afro 3 milionë ndjekës dhe vazhdon të tërheqë vëmendjen me postimet e saj provokuese.
Bukuroshja kroate u shfaq në qendër të vëmendjes gjatë “FIFA Fan Festival” në Los Anxhelos, në kuadër të ndeshjes mes Brazilit dhe Marokut. Prania e saj nuk kaloi pa u vënë re, duke tërhequr kamerat dhe vëmendjen e tifozëve të shumtë të pranishëm.
E njohur në mbarë botën pas paraqitjeve të saj spektakolare gjatë Kupës së Botës 2022, Ivana vazhdon të jetë një nga figurat më të komentuara në eventet e mëdha futbollistike. Modelja seksi kroate mbetet tepër aktive edhe në rrjetet sociale, me foto dhe video të nxehta.
© Panorama.al













