FOTO/ Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, dy persona përfundojnë në spital

Jun 17, 2026 | 7:13

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë (17 qershor) në autostradën Fier-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Kolonjës.

aksidenti

Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip fuoristradë ka goditur nga pas një kamionçinë në hyrje të rrethrrotullimit. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar plagosjen e dy personave që udhëtonin në fuoristradë.

Të lënduarit janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Lushnjës, ku sipas burimeve spitalore ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para dyshohet se aksidenti është shkaktuar si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën po lëvizte mjeti tip fuoristradë.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të dokumentuar ngjarjen dhe për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

© Panorama.al

Te lidhura