VIDEO/ Këngëtari i njohur ndihet keq në skenë, përpiqet të vazhdojë performancën duke qëndruar ulur por detyrohet të ndërpresë koncertin

Jun 25, 2026 | 12:38

Këngëtari i njohur amerikan, Lionel Richie ndërpreu një koncert të mërkurën në mbrëmje në St. Paul, Minnesota pasi u ndje keq teksa po performonte.

lionel richie

Këngëtari 77-vjeçar po performonte këngën “Dancing on the Ceiling” kur u ul në skenë në përpjekje për të vazhduar performancën pasi pati marramendje.

Rreth 40 minuta pas ndërprerjes, saksofonisti i Richie-t, Dino Soldo, falënderoi turmën për durimin e tyre dhe shpjegoi se ai nuk ndihej mirë dhe nuk do të ishte në gjendje ta vazhdonte koncertin.

Koncerti, i cili duhej të zgjaste 90 minuta, ishte i pari i një serie shfaqjesh me 26 data në turneun e Richie-t “Sing Along All Night Long” me Earth, Wind & Fire.

© Panorama.al

Te lidhura