VIDEO/ Grabiste në seri automjetet, “I huaji” prangos 54-vjeçarin nga Torino! Ja çfarë iu sekuestruan

Dec 2, 2025 | 14:19

Një 54-vjeçar është arrestuar sot nën akuzën e grbaitjes në seri të automjeteve në zonën e Durrësit dhe Shijakut.

I dyshuari është me banim në Torino, teksa ka tentuar të vidhte dy automjete, dhe në një të tretë e kishte realizuar krimin. Operacioni është koduar “I huaji”.

Policia bëri me dije se në pranga ra M. S., 54 vjeç, banues në Torino, Itali. Vjedhja e realizuar ka ndodhur në Maminas.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, pas marrjes së njoftimit për tentativën për vjedhjen e dy automjeteve në Maminas të Shijakut, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë e mundur identifikimi dhe ndalimi i shtetasit: M. S., 54 vjeç, banues në Torino, Itali”, njoftoi policia vendore.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan sendet e vjedhura. Kurse materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “vjedhja”.

© Panorama.al

Te lidhura