VIDEO/ Fitorja e dytë radhazi dërgon Meksikën në raundin tjetër të Botërorit, Luis Romo bëhet heroi kundër Koresë së Jugut

Jun 19, 2026 | 8:33

Meksika është skuadra e parë që kualifikohet në raundin tjetër të Botërorit falë fitores kundër Koresë së Jugut.

meksika

Goli i vetëm i ndeshjes u realizua nga Romo në minutën e 50′ duke ngritur peshë zemrat e tifozëve meksikanë. Pavarësisht tentativave për të pasur gola të tjera, sfida në Estadio Akron u mbyll me shifrat 1-0.

Rikujtojmë që Meksika mposhti Afrikën 2-0 në ndeshjen që hapi këtë turne dhe falë 6 pikëve të plota do të luajë në raundin tjetër të Kupës së Botës.

SHIH PËRMBLEDHJEN (VIDEO)

me

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura