Të paktën 15 persona u plagosën pasi dy tramvaje u përplasën të mërkurën në mëngjes (22 korrik) në Urën Erasmus në Roterdam.
Siç mund të shihet në një video që qarkullon në mediat sociale, një tramvaj ndalet teksa hyn në urë nga drejtimi i qendrës së qytetit dhe më pas një tramvaj i dytë përplaset me të.
Sipas “nltimes”, një person, i cili ishte bllokuar dhe u desh të nxirrej nga Departamenti i Zjarrfikësve, ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në spital.
Kompania e transportit RET tha se ende nuk mund të përcaktojë shkaqet e përplasjes, duke shtuar se ishte e tronditur nga videoja dhe se mendimet e saj ishin me të lënduarit dhe pasagjerët.
Dy makina pësuan dëme materiale, sipas departamentit të zjarrfikësve. Trafiku i tramvajit në linjat 3 dhe 5 u pezullua përkohësisht.
© Panorama.alTram rijdt tegen stilstaande tram op Erasmusbrug, Rotterdam. Minstens 15 gewonden.
🥴pic.twitter.com/BCB3gEMJ26— Lou Lewinsky 2 (@lewinskylou2) July 22, 2026












