Aksident i rëndë në Unazën e Madhe të Tiranës, betonieria del nga rruga dhe bie në autostradë

Jul 22, 2026 | 16:41

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Unazën e Madhe të Tiranës, ku një mjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë urës.

aksidentttt

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, duke bërë që automjeti të dalë nga karrexhata dhe të bjerë nga lartësia.

Nuk ka ende informacion zyrtar për persona të lënduar apo rrethanat e plota të aksidentit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.

WhatsApp Image 2026-07-22 at 16.33.00(3) WhatsApp Image 2026-07-22 at 16.33.00(2) WhatsApp Image 2026-07-22 at 16.33.00(1) WhatsApp Image 2026-07-22 at 16.33.00 WhatsApp Image 2026-07-22 at 16.33.01 WhatsApp Image 2026-07-22 at 16.43.37 WhatsApp Image 2026-07-22 at 16.43.36(1) WhatsApp Image 2026-07-22 at 16.43.36

© Panorama.al

Te lidhura