VIDEO/ Dramë me penallti të humbur në minutën e 99, Milani ndalet në shtëpi përballë Xhenoas

Jan 8, 2026 | 23:01

Milani ka lënë Interin t’i largohet në kreun e renditjes së Serisë A, pasi ka barazuar sot ndeshjen ndaj Xhenoas në shtëpi me shifrat 1-1 pas një fundi dramatik.

bandicam 2026-01-08 22-47-46-802

Kuqezinjtë kishin kontrollin e lojës por u goditën shpejt nga një gol i ish-it Kolombo që në pjesën e parë. Ata krijuan disa raste të pastra për shënim, ndërsa gjetën edhe rrjetën, por goli u anulua për prekje të topit me dorë nga Pulishiç.

Goli do të vinte në minutën e dytë të shtesës së ndeshjes, kur Leao me kokë barazoi shifrat. Megjithatë, kjo nuk ishte drama e vetme e takimit, pasi një faull i Bartesagit në anën tjetër solli penallti për Xhenoan.

Stançiu u paraqit te pika e bardhë por gaboi gjuajtën e tij, duke bërë që Milani të merrte të paktën një pikë nga kjo ndeshje, për të ruajtur vendin e dytë e duke parë Interin tashmë 3 pikë larg.

MILAN-XHENOA 1-1
90’+2′ Leao / 28′ Kolombo

Penalltia e humbur nga Stan♪iu (VIDEO)

Penalltia e akorduar për Xhenoan (VIDEO)

Goli i Leao (VIDEO)

Goli i anuluar i Pulishiç (VIDEO)

Goli i Kolombo (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

MILAN (3-5-2): Menja; Tomori, Gabia, Pavloviç; Saelemakers, Fofana, Modriç, Rabio, Bartesagi; Pulishiç, Leao.
Trajner: Masimiliano Alegri

XHENOA (3-5-2): Leali; Markandali, Ostigard, Vaskez; Norton-Kafi, Malinovski, Frendrup, Torsbi, Martin; Vitinja, Kolombo.
Trajner: Daniele De Rosi

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al

Te lidhura