Çdo gjë vlen në luftën për të siguruar një fitore sipas Diego Simeones dhe këtu përfshihen edhe provokimet e vetë trajnerit të Atletiko Madrid ndaj futbollistëve kundërshtarë. Ai tentoi ta bënte një gjë të tillë gjatë pjesës së parë të ndeshjes së Superkupës së Spanjës ndaj Realit me brazilianin Vinicius, i cili vepronte pikërisht pranë pankinës së tij.

Kamerat fokusuan Simeonen i cili i fliste vazhdimisht Vinciusit, duke kërkuar një bisedë me të ndërsa loja vazhdonte.
Sipas “Movistar”, trajneri i Atletikos ka provuar në çdo mënyrë të merrte një reagim nga braziliani për ta nervozuar. “Florentino do të të heqë, kujtoje këtë që po të them”, raportohet të jenë fjalët e trajnerit ndaj brazilianit në këto momente.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











