Anglia iu fal dopietës së Xhud Bellingham në duelin ndaj Norvegjisë, të fituar nga “3 Luanët” me rezultatin 1 me 2.

Ishin vikingët që shënuan të parët me Shjelderup në minutën e 36-të, ndërkohë që Bellingham rikthehu baraspeshën në minutën e 45+2, me një gol që shkaktoi polemika të shumta.
Pjesa e dytë nuk prodhoi gola, teksa koha e rregullt u mbyll në barazim 1 me 1. Në fillimin e shtësës së parë ishte sërish Bellingham, i cili tund rrjetën për 2 me 1.
Me një paraqitje tjetër heroike në mbrojtje në minutat e fundit, Anglia arriti ta ruante epërsinë dhe siguroi fitoren ndaj Norvegjisë.
“Tre Luanët” regjistruan vetëm fitoren e dytë në shtatë përballjet e fundit ndaj një kundërshtari evropian në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës.
Ky sukses i dërgon anglezët në gjysmëfinalen e katërt në historinë e tyre në Botëror. Ndërkohë, aventura mbresëlënëse e Norvegjisë në turne mori fund pas një ecurie që kishte surprizuar shumë tifozë dhe analistë.
FT NORVEGJI-ANGLI 1-2
Shjelderup 36′ / Bellingham 45+2′, 93′
PENALLTIA E AKORDUAR NË FAVOR TË ANGLISË DHE E ANULUAR ME VAR: VIDEO
GOLI I DYTË I BELLINGHAM: VIDEO
SHTYLLA E AJER: VIDEO
GOLI I HEGEM I ANULUAR NGA VAR-I: VIDEO
GOLI I BELLINGHAM: VIDEO
RASTI I ARTË I SHPËRDORUAR NGA SORLOTH: VIDEO
GOLI I SHJELDERUP: VIDEO

STATISTIKAT SIPAS “SOFA SCORE”
FORMACIONET ZYRTARE
Norvegji – Angli

PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











