Gjatë një takimi me studentë pak ditë më parë, teksa po fliste për ecurinë e procesit të integrimit kryeministri Edi Rama foli ndër të tjera edhe për shmangien e radhave të pazakonta në aeroportet europiane për shkak të pasaportës shqiptare. Sipas tij, kjo ishte arritja më e madhe e tij.
Por ka reaguar ndërkohë kreu i Pd-së Sali Berisha duke i kujtuar Ramës se vizat për në Europë u hoqën gjatë kohës së qeverisjes së Partisë Demokratike.
Për të deklarata e Ramës vjen, pasi kryeministri nuk ka më turp se ç’thotë. Berisha kujtoi edhe një herë se gjatë kohës kur do hiqeshin vizat e Shqipërisë me vendet e BE-së, PS bënte grevë urie dhe dërgonin e-mail në Bruksel duke i kërcënuar se do dyndeshin në BE, 800 mijë shqiptarë.
Postimi:












