Në mesin e personazheve të famshëm që iu janë bashkuar qytetarëve kundër qeverisë dhe ndërtimeve në Zvërnec është edhe Alban Skënderaj.
Këngëtari shumë i dashur për publikun është parë mes qytetarëve në protestën e një dite më parë. Ndonëse ai nuk e ka treguar këtë publikisht, artisti ka preferuar që të ‘flasë’ me prezencën e tij.
Kujtojmë që këngëtari ka bërë më herët një reagim në lidhje me dhunimin e protestuesit të shtunën e kaluar nga rojet e kompanisë së sigurisë private në Zvërnec, e cila ishte edhe “shkëndija” e reagimit qytetar në Tiranë.
© Panorama.al












