Aksident i rëndë në Unazën e Madhe të Tiranës, betonieria del nga rruga dhe bie në autostradë! Humb jetën drejtuesi dhe një tjetër mbetet i plagosur

Jul 22, 2026 | 16:41

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Unazën e Madhe të Tiranës, ku një betoniere ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë urës.

aksidentttt

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, betoniereja ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, duke dalë nga karrexhata dhe duke rënë nga lartësia e urës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

WhatsApp Image 2026-07-22 at 16.33.00(3) WhatsApp Image 2026-07-22 at 16.33.00(2) WhatsApp Image 2026-07-22 at 16.33.00(1) WhatsApp Image 2026-07-22 at 16.33.00 WhatsApp Image 2026-07-22 at 16.33.01 WhatsApp Image 2026-07-22 at 16.43.37 WhatsApp Image 2026-07-22 at 16.43.36(1) WhatsApp Image 2026-07-22 at 16.43.36

© Panorama.al

Te lidhura