Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Unazën e Madhe të Tiranës, ku një betoniere ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë urës.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, betoniereja ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, duke dalë nga karrexhata dhe duke rënë nga lartësia e urës.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.




















