Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Libofshë, pranë fshatit Petovë.
Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një “Range Rover“ dhe një “Mercedes” dhe si pasojë e goditjes së fortë, katër persona kanë mbetur të plagosur.
Ata janë transportuar me tre autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Sipas burimeve kofidenciale, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ka shkaktuar bllokim të qarkullimit dhe një radhë të gjatë automjetesh në këtë segment rrugor.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
© Panorama.al














