VIDEO +18/ Lojtari i reality show-t kap mat të dashurën duke bërë s*ks me një mashkull tjetër! Shpërthen në lot dhe… Reagimi i tij bëhet viral

Feb 7, 2025 | 21:29

Fraza “Montoya por favor” ose “Montoya të lutem” , është bërë fraza më virale në mediat sociale ditën e fundit, pas një videoje të publikuar nga episodi që ka thyer rekorde në një reality show në Spanjë.

WhatsApp Image 2025-02-07 at 21.29.08

Një prej konkurrentëve të reality show-t “Ishulli i tundimeve”, ku marrin pjesë çifte për të testuar marrëdhëniet e tyre, José Carlos Montoya ka parë drejtpërdrejtë në televizionin të dashurën e tij, Anita Williams, duke kryer marrëdhënie seksuale me shokun e tyre të skuadrës, i cili së fundmi kishte hyrë në këtë lojë.

Montoya por favor (3)

Situata doli jashtë kontrollit në momentin kur José Montoya teksa pa videon, reagoi si  partner i tradhtuar dhe filloi të qante dhe të vraponte në plazh në drejtim të shtëpisë ku ndodhej partnerja e tij.

Njerëzit e produksionit pranë tij filluan të bërtisnin “Por favor Montoya, por favor!”, ” Të lutem Montoya, të lutem!”, dhe e ndiqnin nga pas. Ashtu siç pritej, nuk kaloi shumë kohë dhe ky moment u bë viral, me miliona shikime dhe mijëra pëlqime. Montoya por favor (2) Kjo frazë është shkruar në postime nga shumë klube të mëdha futbolli, si Atletico Madrid dhe Borussia Dortmund, duke dashur të përshkruajnë fazat e ndeshjeve dhe momentet kur lojtarët vrapojnë. Po ashtu, në një tjetër moment shfaqet Anita Williams, e cila e shoqëruar nga konkurentët e tjerë, shihet duke qarë pasi partneri i zbuloi tradhtinë.

© Panorama.al

Te lidhura